MC Kresha në përkrahje të Bekim Jasharit (Foto)

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari, po e vazhdon turin e vizitave nëpër odat e Drenicës, ku po pritet me mjaftë popullaritet.

Djalit të Hamëz Jasharit, i cili në garën e tij për kryetar komune gëzon edhe përkrahjen e PDK-së që në shenjë përkrahje ndaj tij nuk ka vendosur asnjë kandidaturë, po i bashkohen edhe shumë personalitete të njohura, shkruan Veriu.info.

Përveç bashkëluftëtarëve të babait të tij, përkrahje Bekim Jasharit po i jep edhe një ndër reperët më të shquar shqiptar, MC Kresha.

Në këtë foto të siguruar nga portali Veriu.info, MC Kresha shihet mbrëmë në një odë në Prekaz të Epërm.

Kur tur i vizitave të Bekim Jasharit, po bëhet me qëllim të konsultimit të banorëve të Skenderajt, nga të cilat po merr propozime për punët që duhet t’i kryej në mandatin qeverisës 2017-2021, ku më 22 tetor ai pritet të marrë përkrahje të madhe, si asnjë kandidat tjetër më parë/Veriu.info/

SHPËRNDAJE