Me bikinet ngjyrë rozë, Nora Istrefi thekson linjat trupore në plazh

Duke qenë se nuk po lejohen të fillojnë me mbajtjen e koncerteve, artistët shqiptar janë arratisur drejt bregdetit shqiptar.

Edhe Nora Istrefi ka filluar pushimet ditën e sotme në Shqipëri.

Këngëtarja po shoqërohet nga vajza e saj e vetme, Renee, ku dhe ka publikuar edhe pamje në Instagram.

E veshur me një palë bikine ngjyrë rozë, këngëtarja ka nxjerrë në pah format trupore perfekte.

Në muzikë, Istrefi ka paralajmëruar se është duke punuar në xhirimet e klipit të ri, e që do jetë një bashkëpunim me Melinda Ademin, por që detaje rreth tij nuk ka dhënë.

VIDEO

SHPËRNDAJE