“Më ndave nga bashkëshortja”, Fisniku i nxin jetën kunatës me telefon – intervenon policia

Një 41 vjeçar po procedohet penalisht pasi dyshohet se ka shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme kunatën e tij nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Shtetasi F.H sipas policisë telefonon vazhdimisht kunatën e tij, nusen e vëllai duke e akuzuar si shkaktare për ndarjen e tij nga bashkëshortja.

“Më datë 22.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Fisnik H, vjeç 41, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka shqetësuar në telefon kunatën, B.B, vjeç 40 duke e fajësuar për ndarjen e tij nga bashkëshortja, motra e saj. Neni 275 i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.(Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

SHPËRNDAJE