Më në fund dikush del në përkrahje të Kurtit rreth marrëveshjes mes ish kryeministrit Thaçi dhe sekretarit të NATO-s

Publicisti, Veton Surroi ka përkrahur kryeministrin Albin Kurtin, në lidhje me letër-këmbimet e publikuara të cilat ishin bërë mes ish-kryeministrit Hashim Thaçi, dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, duke e cilësuar këtë letër-këmbim si marrëveshje.


Surroi përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe të tilla si kjo do të duhej të ratifikohen në Kuvend, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij:

1. Këmbimi i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s Rasmussen ka karakterin kontraktues ndërkombëtar, pra është marrëveshje.

2. Marrëveshjet ndërkombëtare, si obligim kushtetues, duhet të ratifikohen në Kuvend. Kushtetuta garanton që asnjë individ nuk mund të marrë obligime në emër të Kosovës pa miratimin parlamentar dhe shkelja e kësaj garancie është shkelje kushtetuese.

3. Kushtetuta e vendit është sajuar në masë të madhe falë ndërhyrjes së NATO-s dhe shteteve të fuqishme të saj , duke e çliruar Kosovën dhe mbështetur procesin e pavarësimit të saj. Respektimi i Kushtetutës së vendit është gjithashtu shenjë e madhe respekti ndaj NATO-s. Dhe e kundërta: injorimi i procedurave kushtetuese apo shkelja e drejtpërdrejtë e saj është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit.

SHPËRNDAJE