Më në fund, PDK i uron fitoren Vetëvendosjes

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit për shumë kënd ishin befasuese.

Për herë të parë pas shumë viteve, u ndryshua edhe radhitja e partive, primatin e të cilave pas zgjedhjeve të 11 qershorit, e mban Lëvizja Vetëvendosje, e cila e vetme arriti që të sigurojë 27 për qind të votave, duke lënë pas koalicionin LAA me 25 për qind të votave.

Ndërsa, koalicioni PAN në këto zgjedhje arriti të sigurojë 33 për qind të votave. Në këtë mënyrë, asnjëra nga partitë nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Pas zgjedhjeve të 11 qershorit, rënditja e partive do të jetë kështu: Lëvizja Vetëvendosje e para, LDK e dyta, ndërsa PDK do të jetë partia e tretë, e cila në Kuvend do të ketë vetëm 19 deputetë.

Nënkryetari i kësaj partie, Rexhep Hoti, në emisionin “Kojshia show”, për herë të parë i uroi fitorën LVV’së, transmeton Periskopi.

“Fitues moral i zgjedhjeve është populli. Vetëvendosje është fituese e njëmend. Vetëvendosje ka fituar. Vetëvendosje është më shumë se fitues moral. I përgëzoj djemtë dhe vajzat dhe i inkurajoj të vazhdojnë përpara”, tha Hoti në këtë emision.

Ndiqeni nga minuta e 22’të e videos:

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE