“Me PDK në koalicion e pa AAK-në do ketë stabilitet deri sa të vijë zgjedhja e presidentit”

Analisti politik, Shkodran Ramadani thotë se nëse LDK i jep postin e presidentit PDK-së pa një marrëveshje me AAK-në kjo do të sjellë stabilitet në koalicion vetëm deri në kohën kur duhet të zgjedhet presidenti.

Kjo sepse për të zgjedhur presidentin duhen 80 deputetë të pranishëm në Kuvend dhe pa AAK-në, LDK dhe PDK nuk do munden ta zgjedhin presidentin e ri të vendit thotë Ramadani në një prononcim për Gazeta Blic.

“Varet edhe prej qëndrimit të AAK-së, nuk mund të mirren vesh LDK-ja dhe PDK-ja pa e marrë edhe miratimin e AAK-së për presidentin, kjo për shkak se duhet me qenë 80 deputetë të pranishëm në momentin e votimit për presidentin, e kjo nuk do ishte e mjaftueshmë që këto vota të arriheshin vetëm me marrveshje mes LDK-së dhe PDK-së, edhe AAK gjithqyshë duhet të jetë pjesë e këtyre matematikave, Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike munden të funksionojnë pa PDK-në vetëm deri sa të vije zgjedhja e presidentit” deklaroi Ramadani.

Ramadani tha se duhet një marrëveshje tri partiake e ndoshta edhe katër partiake me NISMA-në si pjesë e marrëveshjes sepse edhe ajo mund të preket nga rikonfigurimi i pozicioneve.

Ai tha se AAK mund të ndihet e kërënuar nga PDK sepse mund t’i humbasë forcat vendimmarrëse në koalicion.

“Nuk mund të ketë stabilitet pa një marrëveshje tri partiake apo ndoshta edhe katër partiake edhe me NISMA-në e cila mund të preket nga riformatimi i qeverisë dhe rikonfigurimit të pozicioneve, kështu që LDK është elementi kryesorë i koalicionit qeverisës pastaj PDK por nuk duhet të harrohet AAK e cila mund të ndihet e kërrcënuar nga PDK sepse mund që t’i humbet forcat politikëbërëse dhe vendimmarrëse brenda koalicionit, e nëse ajo del nga qeveria atëherë nuk mund të garantohet pas vitit të ardhshëm kur skadon mandati i presidentit Thaçi“, tha Ramadani.

Gjatë së enjëtes u tha se LDK do të mbajë mbledhje që të diskutohet se a do të hyjë PDK në koalicion.

Burime të Gazetës Blic thanë se përveç disa ministrive, PDK do të marrë edhe postin e presidentit.

SHPËRNDAJE