Mediat e huaja shkruajnë për Ikballe Berishën: Gruaja nga Kosova rrezikon 5 vite burg, kërkoi hakmarrje ndaj SHBA’s

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Ikballe Berisha-Huduti, pasi e njëjta kërkoi hakmarrje ndaj Amerikës, pas vrasjes së liderit iranian Qassim Soleimani. Rreth kësaj, kanë raportuar edhe mediat e huaja.

Daily Mail raporton se Berisha-Huduti rrezikon pesë vite burg pas deklaratave të publikuara në rrjete sociale, ku kërkonte hakmarrje ndaj SHBA’së.

“Prokurorët kosovarë të mërkurën i ngritën aktakuzë një gruaje nga Kosova, e cila publikoi në media se një lloj hakmarrje duhet të bëhet ndaj Amerikës, pas vrasjes së liderëve ushtarakë iranianë.

Ndryshe, në njoftimin e prokurorisë që u publikua dje thuhet se e pandehura I.H., më 04.01.2020, përmes rrjetit social “Facebook” në llogarinë në emër të saj, me paramendim dhe me dashje ka postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane të Qassem Solejmani, gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi, në atë mënyrë që ka postuar tekstin si në vijim:

“Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralëve të tyre Gjeneral Sulejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dhashtë durimin ngase të mbysësh zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”, dhe në këtë mënyrë ka shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të këtilla të kryhen./gazetametro.net

SHPËRNDAJE