Mediat serbe kënaqen pas deklaratës skandaloze të Pacollit, që tha se ishte i frikësuar se shteti i Kosovës do të kryente një akt terrorist ndaj tij

Deklarata e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, se u frikësua të ateronte në Prishtinë dhe u detyrua të ndalej në Tiranë për shkak se frikësohej nga një akt terrorist është bërë lajm në mediet serbe.

Mediumi B92 e ka bërë titull deklsratën e Pacollit.

“Isha i frikësuar se shteti do të kryente një akt terrorist”, thuhet në titullin që në një formë e pranon edhe shtetin e Ksoovës, gjë që rrallë ndodh në mediet serbe.

Mediumi serb tregon edhe narativën që i parapriu dramës me aterimin e Pacollit si dhe citon deklaratat e tij që ai dëshiron të trajtohet si qytetar ordiner.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE