Mediat serbe shkruajnë për shkarkimin e ministrit serb nga Haradinaj

Mediat serbe kanë reaguar pasi kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka shkarkuar nga detyra ministrin serb Ivan Todosijevic, pasi ky i fundit i quajti shqiptarët terrorristë dhe se maskara e Reçakut është vetëm një trillim.

Shkarkimi i ministrit serb nga Haradinaj ka bërë bujë të madhe në Beograd. Atje mediat tani kanë filluar raportimet dhe spekulimet se kjo është një e padrejtësi.

Televizioni shtetëror në Serbi RTS, raportoi shumë shkurt “Haradinaj shkarkon edhe një ministër serb”.

Po ashtu njëjtë kanë raportuar edhe dy mediat nga Beogradi, Tanjug dhe N1./gazetametro.net

SHPËRNDAJE