Mediat serbe: Shtohet prania e KFOR-it mbi lumin Ibër

Në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicës gjatë natës së sotme ka një numër të shtuar të pjesëtarëve të KFOR-it.

Sipas mediumit serb “Informieri”  KFOR janë duke qëndruar me disa automjete jashtë urës së lumit Ibër.

Sipas kësaj medie, ura në Ibar është e zbrazët dhe frekuentimi është shumë i vogël.

Ndryshe, gjatë ditës, disa automjete të KFOR-it kanë patrulluar rrugët e Mitrovicës veriore gjatë kohës kur edhe dhanë dorëheqje katër kryetarët e komunave me shumicë serbe.

KFOR, sipas këtij mediumi, gjithashtu kanë mbikëqyrur protestën e sotme të serbëve e cila është organizuar nga serbët si shenjë pakënaqësie ndaj vendosjes sv taksës prej 100% nga Qeveria e Kosovës.

SHPËRNDAJE