Mediet serbe: Vuçiq nesër shkon në Medvegjë, jep përgjigjen përfundimtare për shkëmbimin e territoreve

Kërkesa e presidentit Hashim Thaçi që tri komunat e Luginës t’i bashkohen Republikës së Kosovës ka ngjallur reagime në Beograd.

Përgjigje konkrete për këtë çështje pritet që të jap nesër presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Ai të enjten do të qëndrojnë në Medvegjë ku do të vizitojnë banjën “Sijarinskoj”.

“Vizita e presidentit Vuçiq në Medvegjës do të ketë një përgjigje lidhur me kërkesat e Thaçit rreth një platforme për dialogun me Beogradin, përfshirë rezolutën për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën”, shkruajnë mediet serbe.

Ndërkohë, bashkëkryesuesi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka konfirmuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar ekipit që në platformën për dialog të futet edhe rezoluta për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

Thaçi, që nga vera e vitit të kaluar, ka kërkuar korrigjim të kufirit me Serbinë. Sipas tij, kjo ide e korrigjimit e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellë pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri.

Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Kosovën.

SHPËRNDAJE