Mehmeti thotë se sektori financiar është kontribuuesi më i madh në ekonominë e Kosovës

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marrë pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së një delegacion nga Kosova.

Në Zërin e Amerikës, ishte i ftuar për një bisedë Guvernatori në detyrë i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Mehmeti tha se ekonomia e Kosovës ka ecur mirë, me një rritje ekonomike rreth 4 për qind dhe se sektori financiar është kontribuuesi më i madh në këtë rritje. Ai tha se bankat e Kosovës kanë likuiditet të mjaftueshëm dhe se kanë shtuar ndjeshëm kreditimet për sektorin privat.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës tha se korrupsioni është një fenomen që ka ndikuar negativisht në tërheqjen e investitorëve të huaj në Kosovë.

SHPËRNDAJE