Melania Trump reagon për herë të parë për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump ka hedhur poshtë pretendimet se bashkëshorti i saj ka pasur lidhje jashtëmartesore me femrat duke thënë se janë spekulime mediatike.

Në intervistën e saj për ABC News, ajo hodhi poshtë pretendimet, sidomos rastin e pornostares Stormy Daniels dhe Karen McDougal.

“Unë jam një nënë dhe një Zonjë e Parë, dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Kjo çështje nuk është shqetësimi dhe fokusi im. E di që njerëzit duan të spekulojnë dhe media do të spekulojë për martesën tonë. E kuptoj që ngjarjet rozë shesin gazetat e revistat dhe fatkeqësisht ne jetojmë në këtë botë’, tha Trump.

Ajo shtoi se ka njerëz që janë aktualisht në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk u beson aspak.

SHPËRNDAJE