Mendimet negative lidhen ngushtë me këtë sëmundje

Ka një lajm të keq për gjithë njerëzit me natyrë pesimiste! Ta shihni gotën gjysmë bosh, nuk ju bën fare mirë për trurin! Një studim i kryer së fundmi, i publikur tek CNN, zbuloi se mendimet negative të përsëritura, lidhen me sëmundjen e Alzheimer-it, në një stad të vonë të jetës.

Të mendosh negativisht në pjesën më të madhe të kohsë, është një faktor i ri risku që ndikon tek dementia. Sjelljet e mendimeve negative, si përshembull gjithë çfarë ka ndodhur në të shkuarën apo shqetësimi i vazhdueshëm për të ardhmen, u studiuan në 350 njerëz rreth moshës 55-vjeç, për një periudhë 2 vjeçare.

Rreth një e treta e pjësëmarrësve iu nënshtruan një skanimi të trurit për të matur depozitat e tau dhe beta amiloid, depozitat e dy proteinave që shkaktojnë Alzheimer-in, llojin më të shpeshtë të dementias.

Nga rezultati i skanerit, u arrit në përfundimin se njerëzit që kalojnë më shumë kohë duke menduar gjëra të këqija, kanë probleme të theksuara me memorien krahasuar me ato që kanë natyrë optimiste.

Nga ana tjetër, nuk u vu re rritje tek depozitat e dy proteinave përgjegjëse tek njerëzit që vuanin nga anthi dhe depresioni, duke i bërë studiuesit të dyshojnë se mendimet negative të përsëritura janë një nga arsyet kryesore pse ankthi dhe depresioni kontribuojnë në sëmundjen e Alzheimerit.

Ky është studimi i parë që merret me lidhjen mes mendimeve dhe humbjes së kujtesës, por edhe pse nevojiten eksperimente të tjera, shumë njerëz nuk e dinë sesa ndikim kanë mendimet negative në trurin tonë.

Njerëzit që e shohin gjithnjë jetën nga një perspektivë pozitive, kanë më shumë shanse të shmangin vdekjen që vjen si pasojë e problemeve kardiovaskulare.

SHPËRNDAJE