Mërgimtarët ja mësyjnë Kosovës, kolona të gjata deri në 9 kilometra në Austri

Pas izolimit gati 3 mujor në vendet e tyre të punës, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë.

Ata kanë bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë krijuar tollovi dhe kolona të gjata në tunelin që lidhë Slloveninë me Austrinë.

Sipas tyre kolona është e gjatë mbi deri ne 9 kilometra.

Ata që po vijnë sot për në Kosovë kanë raportuar diçka që është e çuditshme tani për tani në këtë kohë të pandemisë.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve”  kanë njoftuar se kolona për të hyrë nga Austria në Slloveni është rreth 9 kilometra.

Mërgimtarët po shfrytëzojnë kufirin e Merdares, e më pas për të ndjekur rrugën Austri, -Slloveni-Kroaci-Serbi-Kosovë.

SHPËRNDAJE