Merret vendim për kompensimin e orëve të humbura, Komisioni dhe SBASHK-u dakordohen

Komisioni për Arsim ka mbajtur mbledhjen me ç’rast kanë diskutuar për kompensimin e orëve të humbura të mësimdhënësve si pasojë e grevës.

Kryetari i këtij komisioni, Ismail Kurteshi ka thënë se komisioni ka marrë parasysh kërkesat e SBASHK-ut.

SBASHK-u për të zëvendësuar orët ka vënë si kusht të ndryshohet projektligji për paga, ku mësuesit e klasave 1 deri në 5 të iu rritet koeficienti, që i bie të barazvlersohen me ata të klasave 5 deri 9-të.

Pas mbledhjes së komisionit, Ministri Shyqiri Bytyqi deklaroi se Ministria ka tërhequr vendimin për zëvendësimin e orëve qe ka qenë në fuqi deri tani dhe se presin që SBASHK-ut t’i zëvendësoj orët në fund të vitit, raporton Indeksonline.

Kështu, ata kanë rëndë dakord që të dërgohet në Kuvend për plotësim ligji i pagave ku do të këtë rritje të koeficientit për mësimdhënësit klasor.

Nënkryetarja  e SBASHK-ut, Vjollca Shala ka thënë se sindikata është dakorduar që të bëhet zëvendësimi i orëve në fund të vitit dhe vetëm një javë./Indeksonline/

SHPËRNDAJE