Merret vendimi për dy të dyshuarit për ngjarjen e rëndë të djeshme në Lipjan

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur dje në Lipjan.

Departamenti për K’rime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës me nga një muaj ndalim për të pandehurit A.S. dhe B.S.

I pandehuri A.S. dyshohet për vepër të rëndë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të a’rmëve, ndërsa i pandehuri tjetër B.S. dyshohet se ka kryer veprën penale shtytje në kryerjen e veprës penale v’rasje e rëndë.

Dy të pandehurit akuzohen nga Prokuroria, se më 6 prill 2020 kanë privuar nga jeta tani të ndjerin A.S. dhe i njëjti si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në QKUK, në Prishtinë.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

SHPËRNDAJE