Mes dhimbjesh e lotësh, varroset Milazim Bajraktari, që humbi jetën dje në vendin e punës

Në mes lotëve dhe dhimbjesh sot në fshatin Kashicë të Istogut, ju dha lamtumira e fundit Milazim Bajraktarajt i cili dje humbi jetën në vendin e punës, gjatë kohës që punonte në lagjen Arbëria, në Prishtinë.

Në ceremoninë e varrimit ishin të pranishëm qindra qytetarë nga e gjithë Istogu dhe Kosova!

Bajraktaraj, ishte i moshës rreth 40 vjeçe dhe merrej me fasadë.

Indeksonline mëson se i njëjti është aksidentuar edhe më parë nga e njëjta punë duke pësuar lëndime trupore. Jozyrtarisht Indeksonline ka mësuar se i ndjeri ishte martuar dhe kishte tre fëmijë.

SHPËRNDAJE