Mes tensioneve dhe polemikave, delegatët e FFK’së zgjodhën anëtarët e ri të Komitetit Ekzekutiv

Federata e Futbollit e Kosovës sot (e hënë) ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku janë zgjedhur anëtaret e Komitetit Ekzekutiv.

Nga ora 15:00 në hotel ‘Emerald’ është mbajtur sot Kuvendi Zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv në FFK.

Ky Kuvend u përshkrua me shumë tensione e debate të ashpëra, të cilat filluan që nga momenti kur Presidenti aktual i FFK’së, Agim Ademi, doli nga rendi i ditës duke kërkuar votëbesimin.

Edhe pse të pranishëm si delegatë ishin edhe shumë persona që nuk kishin të drejtë të marrin pjesë, pasi që përbënin konflikt interesi, ata votuan.

Në fund, me 37 vota për janë zgjedhur anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv i FFK’së për mandat 4 vjeçar.

Përfaqësuesit e klubeve të mëdha nga Superliga e Kosovës lëshuan sallën e votimit. /gazetametro.net

SHPËRNDAJE