Mesatarisht 500 persona preken nga sulmi në zemër brenda vitit në Kosovë

Infarktet apo sulmet në zemër janë shkaktar i vdekjes së shumë personave që vuajnë nga tensioni i lartë, shkruan arbresh.info.

Vitin që po e lëmë pas sulmet në zemër kanë shënuar tek qytetarët e Kosovës sipas statistikave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Drejtoresha e statistikave në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Sanije Hoxha-Gashi në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se nga të dhënat e raportuar ka rënie të sulmit në zemër.

“Nga të dhënat e raportuara në DSISH në IKSHPK në vitin 2016 numri i të spitalizuarve nga sëmundjet ishemike të zemrës ishte 652 kurse në vitin 2015 shifra kishte arritur në 943”, thuhet në përgjigje.

Sipas saj, në dy vitet e fundit numri më i madh i pacientëve ishte i grup-moshës, 65 e më shumë vite.

Ndërsa mjeku në repartin e Kardiologjisë në QKUK, Dr.TefikBekteshi i ka dhënë disa shkaqe për sulmet që pësojnë qytetarët.

“Kur flitet për ‘sulm në zemër’ zakonisht mendohet për sëmundjet bazike( sëmundje atero sklerotikë të arterieve koronare). Kjo sëmundje është në prapavijë të infarktit të miokardit( të zemrës) në mbi 95 përqind të rasteve”, tha Bekteshi.

Po ashtu ai ka thënë se ka edhe faktorë të tjerë që mund të jenë shkaktar sulmit në zemër siç është abuzimi me kokainë.

“Sëmundja është më e shpeshtë në disa familje, sidomos në ato ku anëtari i ngushë ka sëmundje koronare të diagnostikuar para moshës 55 vjeçare për meshkuj, përkatësish 60 vjeçare për femra. Me moshën, rastet e kësaj sëmundje shtohen. Te meshkujt sëmundja paraqitet më herët”, u shpreh Bekteshi.

Ai ka përmendur edhe faktorë të modifikueshëm, si pirja e duhanit, tensioni arterial i lartë dhe diabeti.

“Faktorët e modifikueshëm si pirja e duhanit, tensioni arterial i lartë, diabeti, kolesteroli i lartë në gjak, HDL kolesteroli i ultë, i ashtuquajturi kolesteroli “i mirë”, trigliceridet e larta, obeziteti, mos aktiviteti fizik, stresi, “, tha Bekteshi për portalin arbresh.info.

I pyetur se cila moshë është më e prekur nga sulmi në zemër, ai është përgjigjur që nga mosha 30 vjeçare mund të “llogaritet”, se ka rrezik potencial për infarkt.

“Që nga mosha 30 vjeçare mund të “llogaritet”, se kemi rrezik potencial për infark të miokardit, prandaj duhet promovuar luftën kundër faktorëve të rrezikut të lartpërmendur, kjo sidomos vlen për personat që kanë edhe faktorë të rrezikut që nuk modifikohen”, tha Bekteshi.

Ai më tej shtoj se duhet se duhet promovuar luftën kundër pirjes së duhanit, kundër mosaktivitetit fizik duke sqaruar se diabeti, tensioni i lartë dhe yndyra në gjak e obeziteti janë gjendej që mund të kontrollohen./arbresh.info/

SHPËRNDAJE