Mesazhi i parë që u dërgua në telefon para 25 vitesh

Mesazhet në telefon kanë ndryshuar mënyrën e të komunikuarit mes njerëzve duke tejkaluar kufijtë.

Dërgimi i një mesazhi përmes telefonit mbush plot 25 vite. Dhe e dini se teksti i parë i dërguar është ‘Gëzuar Krishtlindjet’.

Mesazhi i parë është dërguar në 3 dhjetor të vitit 1992 nga inxhinieri i Vodafone Neil Papworth.

‘Gëzuar Krishtlindjet’ ishte përmbajtja e tekstit që ai dërgoi nga kompjuteri i tij tek telefoni një kolegu.

Ideja ishte në fakt për të publikuar një shërbim për të gjetur njerëzit. Por askush nuk e mendoi që shpërndarja mesazheve do të përhapej kaq shumë.

SHPËRNDAJE