Pjesë e listës së kandidatëve për deputet do të jetë edhe mësimdhënësi vushtrrias, Nasuf Bejta.
Bejta ka njoftuar vet përmes llogarisë së tij të facebookut se do të jetë pjesë e listës së përbashkët të kandidatëve për deputetë, Osmani dhe Kurti.
“Në zgjedhjet për Kuvend të Kosovës, mund të më gjeni në listën e përbashkët me Iniciativën e Vjosa Osmanit dhe Lëvizjen Vetëvendosje me numër 64.
Faleminderit për besimin e na priftë e mbara” ka shkruar Bejta në facebook.
Bejta është kandidati i katërt nga Vushtrria pjesë e kësaj liste zgjedhore duke qenë pjesë e iniciativës së Osmanit, duke përfshirë edhe tre kandidatët e VV-së.