Mësohet emri i policit që humbi jetën në Prizren

Një polic i Policisë së Kosovës ka humbur jeten si pasojë e një shpërthimi të një mjeti eksploziv në Zhur të Prizrenit.

Reporteri.net mëson se polici i vdekur është Sami Thaçi.

Ndërkohë, gazeta ka provuar të marrë detaje të tjera, por Policia nuk është përgjigjur.

Deri tani nuk dihen detajet se si erdhi deri tek rasti i policit Thaçi.

Vlen të theksohet se me policin e ndjerë ishin edhe disa persona që janë të plagosur.

SHPËRNDAJE