Mësohet se a do të ketë sot takim mes VV-LDK

As sot nuk pritet ndonjë takim i mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (VV) si dhe mes liderëve të saj, Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Këtë lajm e kanë konfirmuar nga zyra për medie e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jo nuk ka të paralajmëruar asgjë deri më tash”, kanë thënë nga kjo zyre për GazetaBlic.

Ndërkaq dje Mustafa e Kurti kanë zhvilluar një takim me dyer të mbyllura në Kuvendin e Kosovës, me ç’rast në takim janë bashkangjitur edhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Pas përfundimit të këtij takimi, të dy liderët, Kurti e Mustafa, kanë konfirmuar se të dy palët nuk janë dakorduar ende mes vete dhe nuk kanë arritur marrëveshje.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE