Messi apo Ronaldo, kush do ta fitojë nesër çmimin e lojtarit më të mirë për 2017?

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Ronaldo është favorit për ta fituar çmimin e më të mirit për vitin 2017 nga “Goal.com”.

“Goal 50”, kështu quhet çmimi që nesër do të dhurohet nga “Goal.com”, për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2017.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Siç bën të ditur Goal, nesër përveç më të mirit në botë për vitin 2017, çmim që do të ndahet mes Ronaldos e Messit, do të shpallen edhe 50 më të mirët.

Sipas Goal, Ronaldo që është fitues aktual i këtij çmimi, është favorit për ta fituar sërish, pas sezonit mahnitës me Real Madridin ku fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, duke shënuar dy gola në finalen e Championsit në fitoren 4:1 ndaj Juventusit.

Por, në vitin 2017, Ronaldo nuk ka shënuar shumë gola, këtë e tregojnë statistikat, ku Messi është i pari që ndiqet nga Robert Lewandowski e Harry Kane, kështu që kjo është një tjetër garë interesante mes dyshes së pandalshme.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
SHPËRNDAJE