Messi e pranon që ka një dobësi, po punon ta eliminojë

Lionel Messi konsiderohet nga shumë njohës të futbollit si lojtari më i mirë në historinë e këtij sporti. Megjithatë, secili futbollist ka dobësitë e tij dhe këtu nuk bën përjashtim as argjentinasi, i cili ka pranuar që mendon për dobësitë e tij dhe punon që t’i eliminojë ato.

Në një intervistë të fundit, Messi tha që ka dëshirë që të jetë perfekt në lojë, por është i vetëdijshëm që ka elemente të lojës që duhet t’i përmirësojë.

“Dua të jem perfekt, por ka ende gjëra ku mund të përmirësohem për të arritur nivelin maksimal”, tha Messi duke thënë që janë penalltitë ai elementi që i mungon për t’u bërë perfekt.

Messi nuk ka arritur të shënojë disa penallti gjatë karrierës së tij, madje edhe një kruciale kundër Chelseat, që i kushtoi Barcelonës me eliminim nga Liga e Kampionëve vite më parë.

Megjithatë, Messi arrin të shënojë shumicën e penalltive që gjuan, por për të arritur nivelin për të cilin pritet nga ai, duhet që të arrijë të shënojë në të gjitha rastet. /gazetametro

SHPËRNDAJE