Messi i zemëruar jashtë mase pas debaklit nga Bayerni, i vendosë Barcelonës ultimatumin e papritur

Ylli argjentinas i Barcelonës është shumë i zhgënjyer nga eleminimi i hershëm prej Ligës së Kampionëve.

Disfata turpëruese e mbrëmshme kundër Bayern Munich duket se e ka bindur gjashtë herë tuesin e “Topit të Artë”, Lionel Messi, të largohet nga Barcelona më 2021, kur i mbaron kontrata, nëse nuk do të ketë një ristrukturim të plotë të klubit katalanas, sipas “COPE”.

Kapiteni Blaugrana është gati ta vazhdojë karrierën larg nga “Camp Nou”, duke parë se gjërat nuk po ndryshojnë për mirë, vetëm sa përkeqësohen.

Poshtërimi 8-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve e shtyn edhe më në këtë vendimmarrje.

Kontrata aktuale e tij skadon verën e ardhshme, ndërsa ka qenë i lidhur me Interin dhe Manchester City, muajt e fundit.

SHPËRNDAJE