Messi mund të mungojë në tri ndeshjet e para të Barcelonës në La Liga!

Barcelona është afër ndeshjes së parë në La Liga – pasi ka ndeshjen kundër Villarreal të planifikuar për fundjavën e 27 shtatorit.

Klubi i madh katalunas mund të jetë pa lojtarin më të mirë, Leo Messi, në ndeshjet e para në ligë, përcjell GazetaBlic Sport. Kapiteni mund të grumbullohet me ekipin kombëtar Argjentinas për fillimin e fazës kualifikuese të Kupës së Botës dhe pasiguria në lidhje me protokollet përballë pandemisë së koronavirusit mund të shkaktojë mungesën e tij.

Rregulloret i detyrojnë klubet të lëshojnë futbollistët e tyre në rast se thirren nga ekipet e tyre kombëtare dhe situata aktuale pandemike mund të bëjë që lojtarët të kalojnë një karantinë 14-ditore pas rikthimit në vend për të parandaluar infeksionet e mëtejshme.

Në rast se Messi thirret nga Argjentina dhe duhet të kalojë një karantinë, ai duhet të udhëtojë në Argjentinë para ndeshjeve së ekipit kombëtar dhe kjo do të nënkuptojë se ai nuk do të ishte në dispozicion për Ronald Koeman në debutimin e ligës kundër Villarreal ose në ndeshjet pasuese kundër Celta dhe Sevilla.

SHPËRNDAJE