Miftaraj për aksionin e Karaçevës: Në botë konfiskohet drogë e lekë, në Kosovë konfiskohen lopë e dele

Ehat Miftaraj, Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi tha se nga aksioni i Karaçevës më së shumti paskan fituar të burgosurit e Dubravës.

Miftaraj tha se u konfiskuan vetëm lopë e aty këtu ndonjë dhi ose dele, mish i freskët ky për të burgosurit në Dubravë sipas tij.

Ai tha se në krejt botën kur arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë, në Kosovë u konfiskuan katër lopë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Nga aksioni i Karaçevës po del se më së shumti fituan të burgosurit në burgun e Dubravës.

Nga aksioni u konfiskuan vetëm lopë dhe aty këtu ndonjë dhi ose dele. Mish të freskët për të burgosurit në Dubravë.

Në krejtë botën kur të arrestohen narko dilerë konfiskohet drogë, automjete dhe mjete financiare, në Kosovë konfiskohen katër lopë.

Në krejtë botën kur të arrestohen për bixhoz, konfiskohen lekë, në Kosovë konfiskohen dy dele.

Në krejtë botën kur të arrestohen për prostitucion konfiskohen prapë lekë, në Kosovë konfiskohen tre dhi të kuqe.

Shkoj dëm gjithë ajo propagandë e orkestruar dhe paguar.

SHPËRNDAJE