Mijëra euro dënime ndaj supermarketeve, kanë mashtruar konsumatorët |DOKUMENT

Inspektorati i MTI-së ka shqiptuar mbi 10 mijë euro dënime për pesë supermarkete në Kosovë, të cilat kanë mashtruar konsumatorët.

Gazeta Metro ka siguruar listën e denimeve të këtyre supermarketeve, të cilat kanë mashtruar konsumatorët, ku pas raportimit të tyre, Inspektorati i Tregut në ka dalë në terren dhe ka shqiptuar denimet.

“Viva Fresh”; “Super Viva”, “Albi Market, “Netrili” dhe “Proex”, janë kompanitë që janë gjobitur për mashtrim ndaj konsumatorit.

Më 31 dhjetor, ministri i MTI-së, Bajram Hasani kishte marrë vendim që me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit, ankesa të përcillet në Inspektorat të tregut brenda 24 orëve, ndërsa inspektorati të dal në vendin e ngjajes dhe të trajtoj ankesat brenda dy ditëve.

Gazeta Metro do t’i publikojë denimet ndaj këtyre pesë supermarketeve, bashkë me detajet për mashtrim ndaj konsumatorëve veç e veç.

Disa nga to janë supermarkete që kanë bërë shkelje edhe më parë.

SHPËRNDAJE