Milaim Zeka i vardiset Hashim Thaçit: Takimin me Putinin e quan fitore diplomatike përballë Serbisë

Deputeti i NISMA-së për Kosovën, Milaim Zeka i ka dalë në mbrojtje presidentit të vendit Hashim Thaçi karshi kritikave që ky i fundit ka marrë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin.

Zeka madje ka krahasuar takimet Thaçit, me ato të presidentin Ibrahim Rugova në kohën e luftës në Kosovë.

Zeka ka thënë se “Duhesh me qene tepër idiot politik, tepër tru shpërlarë, tepër antishqiptar, mos me quajte si ngjarjeje te madhe politike ne rrafshin diplomatik takimin Thaçi-Putin.”

Ai ka shtuar se Thaçi ka ba shume gabime ne politiken e tij të brendshme, por se dominimi i tije ne Paris përballë Vuçiqit, është fitore diplomatike…

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje i Milaim Zekës

Kordinimi i propogandes serbe me ate te Kosoves

Takimi Thaçi-Putin

Diaspora shqipetare ka ba shume per çeshtjen shqipetare. Te gjithe ishin zera te vetmuar.

Kur doli ne skene lideri i tyre, Dr. Ibrahim Rugova, ai ishte zeri yne. Ne qe enderronim çlirimin e Kosoves, krenoheshim qe e shoqeronim neper vizitat e nivelit me te larte.

E tille ishte vizita e pare e tije ne Norvegji dhe Suedi. Ishte edhe Shkelzen Maliqi. Madje ia dhuruam edhe nje fax ne ate kohe. U takua edhe me ministren e PJ te Suedise, zonjen Margareta af Uglas. Perpos qe e kam kordinuar kete takim (te parin e ketije niveli) kam qene edhe perkthyes gjate takimit. -Nese nuk e ndihmoni popullin tim, dijeni qe do te behet nje bazen gjaku ne Ballkan. Keshtu i tha Rugova ministres suedeze te PJ.

Debil e injorant te krahut majtist, ne Zvicer e Gjermani, mi leshuan 100 te shara pse po i kordinoja takime. Sharje te tilla me bollek kemi marre edhe ne vitin 1997, kur erdhi per heren e dyte ne Suedi, po kesaj radhe sharjet na vinin nga njerezit e Bukoshit ne exil. Madje edhe hotelin refuzuan t ia paguanin. Telefonova biznismenin nga Tetova, Jonuz Eminin, me banim ne Oslo te Norvegjise, i cili erdhi me aeroplan dhe i hoqi te gjitha shpenzimet. Deshmitar te kesaje ngjarejeje bizare e keni ambasadorin tone, Avni Spahiun.

E njejta orkester, te majte e te majte, te cilet tani quhen edhe te djathte, bashke me mediat dhe politikane serbe, po kritikojne takimin e Thaçit me Putinin. Me Putinin pret mu taku edhe Trampi, edhe Merkeli, edhe Macron, edhe Presidenti kinez, edhe, edhe.

Duhesh me qene teper idiot politik, teper trushperlare, teper antishqipetar, mos me qujte si ngjareje te madhe politike ne rrafshin diplomatik takimin Thaçi-Putin. A thu pse u hidheru Vuçiqi?

Linde pyetja: Ku munde te perfundoje Kosova me keta politikan idiot qe tallen me kete takim?! Ku i qete navigacioni keta politikan, perveq ne Kosmaq e Brezovice?!!!

Thaçi ka ba shume gabime ne politiken e tije te brendeshme, ama dominimi i tije ne Paris perballe Vuçiqit, eshte fitore diplomatike…

SHPËRNDAJE