Milaim Zeka ia shuan shpresat Behgjet Pacollit

Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për premtimin që PAN-i i ka dhënë liderit të AKR-së Behgjet Pacollit, për postin e presidentit.

Zeka ka theksuar se as Behgjet Pacolli e as Hashim Thaçi nuk kanë gjasa që të jenë më president të Kosovës.

“Më shumë kam gjasa që unë të jem president sesa Behgjet Pacolli e Hashim Thaçi në mandatin e ardhshëm”, tha ai.

Zeka ka kritikuar mediat që nuk u morën me deklaratën e Kadri Veselit, i cili i tha Rrahim Pacollit, ditën kur u nënshkrua marrëveshja me AKR-në se “na e solle kapitullimin”./Gazeta Blic/Veriu.info

SHPËRNDAJE