Milaim Zeka: Ja pse Kadri Veseli ma përmendi “znaçkën” dhe më tha “mos qesh”

Deputetit të PAN-it, Milaim Zeka, kryetari i PDK-së dy herë iu drejtuar derisa mbante fjalimin e tij në seancën konstituive të 24 gushtit.

Njëherë e pyeti “Milaim, ku e ki znaçkën?”, e tjetrën herë e urdhëroi që të mos qeshë derisa ai flet, shkruan Periskopi.

Zeka ka sqaruar dy ngjarjet në Klan Kosova.

Ai tha se me pyetjen “ku e ke znçkën”, Veseli ka dashur ta pyes Zekën se ku e ka stemën e flamurit, meqë vjen nga një familje dhe fshat patriotik, siç është Abria.

“Ajo znaçka është përdorur në kontekst pozitiv, por s’e kuptun. Znaçka deshti me thanë, që kur Milaim Zeka vjen nga një familje patriotike, ku e ke stemën e flamurit”, ka thënë Zeka.

Ndërsa, sipas tij, i ka thënë “mos qesh” kur ai ka deklaruar se Albin Kurti i përngjan me shokun Mao.

Zeka tha se nuk pajtohet që Albin Kurti i ngjan Mao Zedung-ut, por më shumë Fidel Castros e Che Guevaras.

SHPËRNDAJE