Milaim Zeka ka tri lajme të mira për Kosovën

Anëtari i Nismës Milaim Zeka ka tri lajme të mira për Kosovën. Thotë se javën që vjen zhbllokohen institucionet dhe zgjidhet Kryesia. Flet edhe për qëndrimin e Pacollit që sipas tij po i shikon interesat e Kosovës. Ndërsa e quan lajm të mirë edhe kandidaturën e Arbër Vllahiut për kryetar të Prishtinës.

Postimi i tij i plotë:


Tri lajme te mira për Kosovën

1. Javën qe vjen zhbllokohen institucionet e Kosovës. Zgjidhet Kryesia e Parlamentit. Deri me tani dy kandidatura të mira: Kujtim Shala nga LDK-ja, dhe Aida Derguti nga VV-ja. PAN-i po pret të përzgjedh në mes Kadri Veselit dhe meje. Unë e propozoj Kadrine.

2. Lajmi i dytë është qëndrimi i Behgjet Pacollit, i cili, me deklarimet e tija, tregoi qe nuk është robot politik, po njeri racional, qe shikon interesat e Kosovës, pastaj të AKR-se.

3. Lajmi i tretë i mirë, është kandidati për kryetar të Prishtinës, Arber Vllahiu. Njeri me një bagazh të jashtëzakonshëm.. Lum ai qytet qe e ka fatin me pas një kryetar te tillë.




  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE