Milaim Zeka: Lista Serbe zorrë e trashë e Vuçiqit

Deklaratat e Aleksandër Vuçiqit se masakra e Reçakut është e sajuar ka ngjallur reagime të ashpra në Kosovë. Atij i është përgjigjur edhe Milaim Zeka, kryetari i PEK-ut.

Zeka thotë se në vend që Vuçiq të merret me ikjen e qytetarëve të Serbisë dhe gjendjen e rëndë ekonomike në Serbi ai merret me masakrën e Reçakut.

“Ne vend qe ai te merret me zhvillimin ekonomik te Serbise, ne vend qe ai ta rrise mireqenjen e qytetareve te Serbise, ne vend qe te shqetesohet per 2 milion serbe qe duan te ikin nga vendi te cilin ai e drjeton, merret me msakren e Reçakut”, thotë Zeka.

Ndërsa Listën Serbe Zeka e ka quajtur zorrë të trashë të presidentit të Serbisë e cila në vend se të merret me jetën e komunitetit serb në Kosovë merren me përrallat e shefit te tyre.

“Edhe kjo Zorra e Trashe e Vuçiqit qe quhet Lista Serbe, njesoje vepron. Keta, ne vend qe te merren me jeten e minoritetit serb ne Kosove, merren me perrallat e shefit te tyre ne Beograd. Pak na i kane vra familjaret tane tani edhe kufomat po na i fyejne”, shprehet Zeka./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE