Milaim Zeka merr vendim të ri, i ‘godet’ keq Limajn e Haradinajn

Deputeti i Nisma-s Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se pas shtyrjeve të shumta që po i bëhen Seancë për votimin e ekipit negociator, ai do ta bojkotoj Seacën.

Zeka ka thënë se në shenjë protestë për pritjen që po bën, nuk do të marrë pjesë në këtë Seancë edhe nëse ajo do të vazhdojë në orët e mbrëmjes.

Ai ka tthënë se është e pa arsyeshme të shtyhet kështu seanca.

“Mund të vazhdojnë në ora 19:00 ose ora 22:00 për mua fare nuk ka rëndësi edhe unë jam njeri, kam familje. Kështu që në shenjë proteste për shkak të poshtërimit, injorimit që ju bëhet gazetarëve që nuk del asnjë njeri kompetent nga Kryesia ti informojmë gazetarët, dhe në shenjë proteste për shkak maltretimit që na bëhet ne disa deputetëve të ndershëm të cilët vimë e rrimë gjithë ditën nëpër sallën e Kuvendit, unë personalisht do ta bojkotojë këtë Seancë sonte dhe do të ishte fat shumë i mirë sikur ky votim të varej vetëm nga vota ime, Unë nuk kthemë më sonte në Kuvend, e atëherë le të reflektojë edhe Kadri Veseli edhe liderët politikë se nuk mund të shkohet kështu në këtë mënyrë për gjëra madhore për Kosovë”, ka deklaruar Zeka, përcjell Gazeta Blic.

Seanca e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të niste sot në ora 16:00 por ende nuk është mbledhur korumi për tu mbajtur Seanca, ende nuk dihet se a do të vazhdojë kjo Seancë.

SHPËRNDAJE