Milaim Zeka pyet Kurtin: Kur fole me Vuçiqin, Trumpin e Edi Ramën

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka shfrytëzuar rastin të pyes kandidatin për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurtin, pasi sot në seancë, sic thotë ai, nuk pati rastin ta pyeste.

Zeka thotë se tanimë Kurti ka aq guxim sa përpos që akuzon liderët e tjerë, ai edhe merr përsipër të flas në emër të Uashingtonit, Berlinit e Tiranës zyrtarë në lidhje me atë se kë përkrahin për ta formuar Qeverinë.

Ky është shkrimi i plotë i Zekës:

“Pse Albin Kurti e ka guximin e Supermenit?!

Me i thane Kadri Veselit “vrases, kriminel, kapes i shtetit”, ose Ramushit “reketash”, ose Ises “serbofil”, ose Pacollit “serbo-rusofil”, nuk eshte lajm, kur del nga goja e Albin Kurtit, njeriut qe po sheh anderr mu ba kryeminister, edhe ne foltore po flet bash si kryeminister.

Ama, guximin e tije te madh, e kam pa sot, kur foli ne emer te Tiranes, Berlinit, dhe Ëashingtonit.

“Keto tri qendra nuk e perkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrenguar ne fyt, qe ndikonte ne furnizimin me gjak te trurit.

Ban be qe Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit qe flet me Vuçiqin, ka fole direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramen!!!

Vetem kete pyetje doja t’ia beja sot ne Parlament, po baci Adem, njeri shume i respektuar, nuk ma tha fjalen, andaj po e pyes: Ne sa ora ke fole me ta o burr?!!!”

SHPËRNDAJE