Milani publikon një video përmbledhëse nga udhëtimi i tyre historik në Kosovë

Feronikeli ishte nikoqir i ndeshjes miqësore e historike ndaj shtatëherë fituesit të Ligës së Kampionëve, Milanit.

Ndeshja u zhvillua më 10 gusht në ‘Fadil Vokrri’, teksa fitore shënuan italianët me rezultatin 0-2, falë golave nga Suso dhe Borini.

Kjo ishte edhe një ndeshje historike për faktin se ishte hera e parë që skuadra e Milanit zbriti në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sot, pas tre ditëve ata kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare edhe një tjetër video me përmbledhje nga udhëtimi i tyre në Kosovë.

SHPËRNDAJE