Miliarderi argëtohej me vajzën nga Kosova, Morena i ‘hakmerret’ lehtë

Ka afro dy javë që mediat rozë u pushtuan me lajme rreth ndarjes së Morena Tarakut nga miliarderi nga Teherani.

Ndërsa sot, miliarderi Sasha Sobhani publikoi pamje teksa shfaqej nën shoqërinë e një vajzë nga Kosova, ku këtë e kishte bërë të ditur vet ai përmes përshkrimit të fotos së publikuar.

Por, ndërsa Sasha po argëtohej me bukuroshen nga Kosova, e cila vallëzonte nën ritmet e këngës së re të Tyna-s, “Shqipe”, Morena Taraku kishte zgjedhur një mënyrë tjetër.

Bukuroshja nga Prishtina po argëtohej nën shoqërinë e papagallit të saj, të cilin ka disa ditë që e bën pjesë të storieve të saj në Instagram, duke vendosur kështu të “hakmerret” ndaj Sashës në një mënyrë më të lehtë.

Morena ka disa ditë që është kthyer në Kosovë, ku dhe do të mbajë disa koncerte./GazetaBlic

Morena Taraku – Instagram