Mimoza Kusari Lila e qet në rrenë Hashim Thaçin

Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila në foltoren e Kuvendit të Kosovës ka arritur t’i përgënjeshtroj të gjitha deklaratat e fundit të presidentit Thaçi në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve.

Thaçi vazhdimisht e kishte përsëritur se një korrigjim i mundshëm do të ishte në ishte në favor të Kosovës pasi që vendi ynë do ta merrte Luginën e Preshevës pa dhënë asgjë në këmbim.

Por, Kusari Lila tregon se në llogarinë e tij në Twitter ky president kishte shpërndarë një artikull nga Financial Times ku flitej për shkëmbim territoresh – që tregon se edhe Kosova do të duhej të jepte territore te Republika e Serbisë.

*Titulli i këtij artikulli ngre paralele me tregimin e famshëm të shkrimtarit danez Hans Kristian Andersen, “Rrobat e Reja të Mbretit”.

SHPËRNDAJE