Mimoza Kusari-Lila tregon se a do të pranonte të bëhej Presidente e Kosovës

Ditëve të fundit ne skenën politike kryefjala ka qenë posti i Presidentit, dy partitë që kanë dalë të parat në zgjedhjet e fundit kanë pasur mosmarrëveshje rreth këtij posti, e për këtë ka folur Mimoza Kusari-Lila,

deputete në listën e Vetëvendosjes, duke treguar se se a e sheh veten si figurë unifikuese për këtë pozitë, transmeton Gazeta Metro.

“Duke qenë se kam rrugëtuar gjatë dhe duke qenë se kam qenë shpesh herë edhe dëshmitare e diskutimeve politike dhe mbajtjes peng të pozitave për shkak të egove personale, asnjëherë nuk kam menduar dhe nuk jam

përgatitur vetë që të paramendoj veten domosdoshmërisht në një nga pozitat udhëheqëse të shtetit”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Ajo ka thënë se ambiciet personale në raport me pozitat e caktuara i kanë shkaktuar shumë probleme Kosovës.

“Nëse diçka ja ka shkaktuar Kosovës problemet kryesore deri tani janë ambiciet individuale të liderëve në raport me pozita të caktuara – qoftë për kryeministër, president apo edhe për poste në kuadër të partive politike”, ka thënë Kusari-Lila.

Por, a do ta pranonte Mimoza Kusari-Lila postin e presidentes së vendet, në rast se ajo do të propozohej si personalitet unifikues për këtë post?

“E di se askush dhe në asnjë formë nuk ka insistuar dhe nuk insiston që ta propozojë emrin tim si pjesë e marrëveshjes. Krejt çka po diskutohet tash ka të bëjë me matjet e peshës politike të dy subjekteve”.

Ajo tutje ka thënë se e rëndësishme është që të kemi një marrëveshje për koalicion qeverisës, të tjerat kur t’iu vijë koha.

SHPËRNDAJE