Ministri i Arsimit jep një lajm shumë të rëndësishëm për nxënësit

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi bashkë me zyrtarë nga Departamenti i Infrastrukturës Shkollore kanë prezantuar gjendjen ekzistuese të hapësirave shkollore për tërë vendin si dhe ato që janë të nevojshme për realizimin e mësimit tërëditor.Ministri tha se ndër qëllimet e tij është që të ketë mësim tërëditor në arsimin parauniversitar, njofton Klan Kosova.

“Kemi parë që ka mungesë të shkollave dhe se duhen 371 milionë, 142 objekte shkollore dhe 85 anekse për mësim tërëditor. Veç në Prishtinë nevojitën 44 milionë euro dhe 43 objekte shkollore, 23 anekse dhe 35 salla të edukatës fizike”.

Ministri tha që se do të mundohemi ta bëjmë sa më atraktive këtë formë të mësimnxënies që nxënësit të adaptohen më të.Ai tha që në vitin e ardhshëm të nisë mësimi në ato shkolla që plotësojnë kushtet.Për sigurimin e mjeteve ai ka thënë që do të nisë bisedimet me qeverisë por do të shikohet të gjinden edhe donatorët e jashtëm.Bytyqi ka shtuar se ka pohuar se një mundësi që nuk përjashtohet është edhe kërkimi i kredive të buta nga banka botërore.