Ministri i Inovacionit: Platforma e PDK-së për arsimin është qëndrimi tërëditor në shkolla

Muzafer Shala nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë në Kosovë, duhet të ndodhë profilizimi i programeve në universitete.

Shala theksoi që edhe Institucioni i Akreditimit duhet të tregohet partner me Institucionet e Arsimit, ndërsa pranoi se duhet të rritet numri i studentëve, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket universiteteve të larta e dimë që ka pasur në Kosovë. Ne duhet t’i profilizojmë programet e universiteteve në mënyrë që t’i përcaktojmë se cilat janë më elitaret në vend për universitete. Sa i përket studimeve Master, më lirë askund se ke. Sa i përket çmimeve në Kosovë, nuk jemi me çmime shumë të shtrenjta dalluar nga jashtë”.

”Duhet të jetë institucioni i akreditimit të jetë një partner me institucionet e Arsimit të Lartë. Kemi rasti i Universitetit të Mitrovicës. Duhet ta rrisim numrin numrin e studentëve. Politikë e PDK-së është profilizimi i tyre, gjetja e programeve. Është momenti që duhet të intervenojmë tek mësimdhënësit, tek gjërat konkrete”.

”Duhet të gjejmë masivisht ‘online’ platforma që ju ndihmojnë studentëve, për të shtrirë ndikimin edhe në komuna. Edhe në Universitete duhet të intervenuar. Ne e kemi të qartë se çfarë po kërkohet, kemi 17% nxënës me sukses shumë mirë dhe të shkëlqyeshëm, të cilët duhet menduar ku t’i orientojmë.

Duhet të fillohet kodimi, duhet të krijohet sistem i informacionit që e monitoron gjendjen e suksesit të nxënësit, kjo është nevojë emergjente.

Më tej në Zonën Zgjedhore, Muzafer Shala, pohoi që subjekti që ai përfaqëson do ta funksionalizojë edhe qëndrimin tërditor në shkolla, njofton Klan Kosova.

”PDK ka ndërtuar shkollat, PDK ka bërë infrastrukturë, PDK po do ta rrisë kualitetin edhe kontrollin tek procesi i mësimdhënies. Pjesa tjetër është qëndrimi tërditor në shkolla, kjo po ju shkakton problem edhe prindërve, prandaj duhet të bëhet qëndrimi tërditor për mirëqenien në familje.

Drejtorët duhet të jenë drejtorë me vizion. Është programi, por kemi edh mekanizmat derisa kemi target tjetër për t’i pas 50  mijë IT Engeeners. Kjo është nevoja e tregut të punës. Ne jemi të interesuar për të krijuar kuadro, por jo me dalë jashtë por të vepruar në Kosovë”.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE