Ministrja e drejtësisë serbe deklarohet mbi lirimin e Tomor Morinës

Ministrja e drejtësisë së Serbisë Nela Kuburoviq ka reaguar në vendimin e Gjykatës Supreme të Maqedonisë Veriore për mos ekstradimin e Tomorr Morinës në Serbi.

“Për fat të keq, me një vendim të tillë të Maqedonisë Veriore, edhe një herë politika ishte mbi të drejtën dhe drejtësinë. Ky është turp i madh për të drejtën ndërkombëtare, por një goditje edhe më e madhe për familjet e viktimave, të cilat me dekada presin drejtësi për më të dashurit e tyre”, ka thënë ministrja e drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq.

“Edhe pse i janë dërguar organeve të Maqedonisë Veriore të gjitha provat e nevojshme materiale, u vendos në kundërshtim me të vërtetën dhe faktet. Serbia nuk do të heqë dorë nga kërkimi i kryerësve të veprave kundër njerëzimit. Këtë i kemi borxh viktimave dhe familjeve të tyre”, ka shtuar ajo.

SHPËRNDAJE