Ministrja Reshitaj: Duhet të bëjmë më shumë për fëmijët me autizëm

Sot është Dita Botërore e Autizimit, si datë përmes së cilës gjithë bota shpreh sensibilizimin dhe përkrahjen për për të gjithë ata që janë të prekur nga kjo sindrom sidomos me fëmijët që kanë nevojë të madhe për integrim në shoqër, njofton Veriu.info

Kjo ditë sot është shënuar edhe në Kosovë. Me këtë rast ka qenë Ministrja Albena Reshitaj e cila ka bërë thirrje që shteti dhe shoqëria të bëjë më shumë për këtë kategori, për fëmijët autistë, në mënyrë që të mundësohet integrimi i tyre në shoqëri e sidomos ndjenja e barazisë me të tjerët, raporton Veriu.info

Sipas Ministres Reshitaj duhet mundësuar funksionalizimin e qendrave ekzistuese dhe hapjen e qendrave të reja nëpër të gjitha qytetet e Kosovës sepse vetëm kështu do t’ua mundësojmë fëmijëve autistë integrimin dhe aftësimin e tyre në mënyrë që edhe ata të ndjehen të barabartë me të gjithë fëmijët tjerë.

Me poshtë iu sjellim postimin e znj. Reshitaj në rrjetin social Facebook.

SHPËRNDAJE