Ministrja Rexhepi merr vendim, mund të fillojnë punën kuvendet komunale

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi, ka njoftuar përmes një vendimi, drejtuar kryetarëve të komunave se pas lehtësimit te masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mund të fillojnë realizimin e pantit të tyre të punës për vitin 2020.

Kjo nënkupton se mund të ri-fillojnë me mbajtjen e mbledhjeve të kuvendeve të komunave.

Tutje në këtë vendim thuhet se ” këto aktivitete Kuvendet e Komunave mund t’i realizojnë përmes video-konferencave, aty ku është e mundur, ndërkohë, nëse ndërmerren veprime të domosdoshme për shkak të situatës emergjente, takimet mund të zhvillohet në ambiente të përshtatshme po edhe të hapura dhe të ajrosura mirë, me distancë mes njëri tjetërit, në përputhje të plotë sipas standardeve të OBSH-së”.

SHPËRNDAJE