Mishi i vjetër 12 vjet erdhi nga Belgjika në Kosovë, cila kompani e kosovare ishte importuese?

Mishi që ishte eksportuar nga thertorja belge “Veviba” në Kosovë ndonjëherë ka qenë i vjetër 12 vjet, raportoi sot “Het Laatste Nieuws”.

Sipas gazetës belge, dokumentet e gjykatës tregojnë se një kamion me mish nga “Veviba” në Bastogne ka arritur në Kosovë më 19 shtator, 2016.

Shumica e etiketave ishin shqyer, por nga ato që ende ishin të dukshme, u pa se mishi ishte nga viti 2004, transmeton Koha.net.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵)

Po ashtu u zbulua se një pjesë e mishit vinte nga thertoret “Izegem” dhe “Harelbeke” dhe se ishte ripaketuar në pako me etiketën e “Veviba”-s.

Në po të njëjtin muaj, Agjencia Federale belge për Siguri në Ushqim (AFSCA) ishte kontaktuar dhe u informua për zbulimin e shërbimeve kosovare gjatë një inspektimi ushqimor.

Gazeta ka kontaktuar një profesor në Universitetin e Ghentit, Bruno De Meulenaer, i cili tha se mishi i ngrirë për 12 vjet nuk do të thotë automatikisht se është i rrezikshëm për ushqim, së paku “nëse zinxhiri i ftohjes nuk është ndërprerë dhe mishi ka mbetur i magazinuar në minus 18 gradë”.

Mirëpor, deri më tash pyetja kryesore nuk ka marrë përgjigje, e që lidhet me kompaninë e cila e ka importuar mishin.

Dogana e Kosovës dhe Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit po e mbajnë të fshehur emrin e kompanisë e cila e ka importuar mishin, shkruar Veriu.info.

SHPËRNDAJE