“Misioni i ri” i PDK-së në Vushtrri shumë shpejt me ofertën zgjedhore

Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka paralajmëruar se PDK-dega në Vushtrri shumë shpejt prezanton platformën dhe ofertën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, e cila do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Ajo ka shkruar në facebook se departamenti për informim në mbështetje të kandidatit, ka mbajtur mbledhjen e parë në përbërje prej Xhevahire Izmaku- kryesyese, Shpetim Zhegrova bashkkryesues, Burim Gjaka, Bahri Bivolaku, Lorik Magjuni, Albana Abazi, Nila Osmani, Qamil Sahiti!

Por në fotot e takimit çudit posteri ku reklamohet “Misioni i Ri”, që është në fakt slogan zgjedhor i vitit 2014.

SHPËRNDAJE