Mitrovica në panik, KFOR’i ia mësyen veriut

Gazeta serbe “vecernje novosti” ka shkruar se KFOR’i nga baza e vet në fshatin Novosellë e Maxhunit të Vushtrrisë ka transferuar mjetet teknike për në veri të Kosovës.

Kjo ka ndodhur pas informative se gjatë 48 orëve të ardhshme mund të ndodh destabilizimi i veriut të Kosovës.

Sipas informatave të gazetës beogradase, KFOR’i ka dislokuar ushtarët e saj nga jugu në veri të vendit.

Iu kujtojmë se ditë më parë, prifti Sava Janjic kishte pretenduar se ka burime të sigurta se serbët e veriut do të shpallin autonominë më 5 gusht, ndërsa më pastaj do të ketë ndërhyrje nga policia e Kosovës./gazetametro

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE