Mitrovica po bëhet me pishinë të madhe dhe moderne, por çmimet janë të “frikshme”

Qyteti i Mitrovicës nga kjo verë do të ketë edhe një pishinë të re, duke e bërë kështu hapësirën afër lumit Ibër si një prej më karakteristikave në Kosovë.

Aty është në përfundim të ndërtimit një “Aqua Park”, i cili përmban disa pishina dhe mundësi argëtimi.

Ky projekt ishte në plan të përfundohej dhe të lëshohej për përdorim në këtë muaj, mirëpo disa vonesa kanë pamundësuar një gjë të tillë.

Sidoqoftë, banorët e Mitrovicës më shumë po i shqetëson çmimi i hyrjes në këtë pishinë sesa vonesa.

Siç mësohet  për një të rritur çmimi i hyrjes është 8 euro ndërkaq për fëmijë 6 euro.

Këto çmime janë konsideruar si shumë të larta duke pasur parasysh standardi i pagave në këtë qytet, që rezulton se është më i varfëri në Kosovë.

Ndryshe, përveç kësaj pishine, Mitrovica ka edhe liqenin artificial që është shndërruar në pikë turistike të qytetit. Liqeni dhe pishina e re kanë pas metra largësi./Reporteri.net

SHPËRNDAJE